Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kishin ethe dhe dhimbje koke, humbin jetën katër persona pas marrjes së vaksinës Sputinik V

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona kanë humbur jetën në Rusi menjëherë pasi morën vaksinën kundër koronavirusit Sputinik V.

Gjashtë rusë të tjerë gjithashtu kishin shfaqur komplikacione pas marrjes së vaksinës. Këto raste janë duke u marrë seriozisht nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA)  të cilët po shqyrtojnë shkaqet të cilat sollën humbjen e jetëve të këtyre personave.

Sipas dosjeve të brendshme të çështjeve nga RosPotrebNadzor, një organ rus përgjegjës për administrimin e vaksinave, të parë nga EUobserver thuhet se tre personat që kishin humbur jetën ishin gra të moshës 51, 69 dhe 74 vjeç  ndërsa e katërta nuk është identifikuar.

Vdekjet ishin të lidhura me zemrën, mushkëritë ose sheqerin në gjak dhe mund të mos ishin shkaktuar nga Sputnik V, tregonte dosja e dokumenteve ruse.

Ndërkohë, siç thuhet më tej, gjashtë pacientët e tjerë ishin burra dhe gra më të rinj, njëri prej të cilëve ishte vetëm 25 vjeç.

Ata pësuan një sërë simptomash, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje, konvulsione, ënjtje, dobësi të muskujve, presion të lartë të gjakut, dhimbje koke, marramendje dhe ethe pas marrjes së vaksinës.

EMA, e cila aktualisht po kontrollon Sputnik V për miratim në të gjithë BE-në, konfirmoi se kishte parë gjithashtu dosjet e çështjes RosPotrebNadzor.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img