Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
75 %
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
39 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Kishin bërë gati qindra doza droge për t’i shitur, kapen 2 të rinjtë në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka sekuestruar ditën e sotme qindra doza me kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, doreza grushti dhe sende të tjera të kundërligjshme.  

Në lidhje me këtë ngjarje sot u arrestuan në Tiranë, 29-vjeçari me iniciale K.M. dhe 24-vjeçari me iniciale M.Sh., banues në Tiranë.

albsig

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.    

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen qindra doza me kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, doreza grushti dhe sende të tjera të kundërligjshme.  

Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike. 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 2 shtetas:

K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img