Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Kishin 30 vite diferencë, arrestohet çifti shqiptar në Itali. 84-vjeçari kishte kthyer shtëpinë në market droge

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

508d6d16506fe4e7e7d3a1df8354283e

Policia italiane në Trieste ka arrestuar një çift shqiptar dhe një italian, pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike.

Çifti shqiptar, burri 84 vjeç dhe gruaja 55 dhe italianët, 56 dhe 53 vjeç, akuzohen për shitje kokaine. Identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije.

Karabinierët kanë vënë nën hetim dhe disa persona të tjerë si të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet. Sipas mediave fqinje, referuar burimeve policore, çifti shqiptar furnizuan çiftin italian nga banesa e tyre në Vento, e cila ishte kthyer në një lloj marketi droge, ku furnizoheshin edhe persona të tjerë.

Gjatë hetimit në kuadër të operacionit “Briri i Kuq”, të koordinuar nga Prokuroria Publike dhe drejtoria e Antimafies, janë kryer tre konfiskime kokaine. Burrat e secilit cift janë dërguar në burg, kurse gratë u lanë në “arrest shtëpie”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img