Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

“Kisha thika pas kurrizit”, Erion Braçe flet për postin e zv.kryeministrit: I kërkova vetë Edi Ramës të ikja! Arsyet i kam folur me të

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Erion Braçe, ka rrëfyer mbrëmjen e sotme se ka qenë ai vetë që i ka kërkuar Edi Ramës largimin nga posti i zv.kryeministrit, shkruan newsbomb.al. Braçe thotë se një ndër arsyet ka qenë ajo që ai e ka quajtur si “thika pas kurrizit”.

I njohur si nëj zë kritik në radhët e socialistëve, ai ka thënë se kryeministri Edi Rama i kishte lënë liri brenda qeverisë, por për disa “gjëra të tjera” që ai ka treguar se do t’i thotë më vonë, ka kërkuar të mos ishte më numri dy i qeverisë shqiptare.

albsig

“Një prej elementëve janë këto thikat pas kurrizit. Pati një fushatë të madhe edhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u kundrejt një kryetari bashkie, që u hodh mbi mua mbi kurriz. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend për një”, u shpreh Erion Braçe në “Arnautistan”.

Pjesë nga deklarata e Erion Braçes:

Ishte zgjedhja ime që të mos isha në qeveri. Ka shumë arsye, një pjesë janë konsumuar mes meje dhe kryeministrit. Janë disa gjëra që mbase koha mund t’i tresë apo t’i nxjerrë në dritë më vonë. Janë disa gjëra që lidheshin me mua, që ia kam komunikuar kryeministrit. Kishte shumë gjëra që s’me pëlqenin, gjithmonë në raport me mua.

Një prej elementëve janë këto thikat pas kurrizit. Pati një fushatë të madhe edhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u kundrejt një kryetari bashkie, që u hodh mbi mua mbi kurriz. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend për një.

Janë shumë gjëra që mendova se mund t’i ndryshoja nga brenda. Për një periudhë 7-mujore deri në tërmetin që i ndodhi vendit, gjërat po shkonin në hullinë e duhur, po mundoheshim të vendosnim një disiplinë dhe rregull, dhe nxitjes së një kulture pune në zyrat e shtetit.

Tërmeti e bëri qeverinë më të gjerë dhe disa nga elementët që i kisha trajtuar gjatë vjeshtës së atij viti, që kishin të bënin me politika fiskale dhe politika ekonomike në dëm të bujqësisë dhe shtresave të varfra dhe të mesme, që tani po provohen të dëmshme, u prodhuan kushtet që të kishte stanjacion, në favor të këtyre njerëzve. Ditën që jam larguar e kam falënderuar Ramën për lirinë që më lejoi brenda qeverisë. Gjatë dy viteve e gjysmë kam pasur komunikim me të. Kisha liri të kundërshtoja dhe të mos firmosja në raste të caktuara.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img