Hapësire reklamuese

Rajoni

Kisha Shqiptare “Shën Kozmai” mallkon Kishën serbe

Shkruar nga Newsbomb
Kisha Shqiptare “Shën Kozmai” mallkon Kishën serbe

Kisha Shqiptare “Shën Kozmai”, ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhura përgjatë ditëve të fundit në Kosovë, ku si pasojë e sulmeve të së dielës nga kriminelët serbë humbi jetën efektivi i Policisë, Afrim Bunjaku.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kisha ka vendosur Vendim Kanunor Kishtar ndaj Kishës serbe. Ata kanë bërë me dije se  “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe dhe nuk do të njohin asnjë dokument i cili lëshohet nga ata.

Postimi i plotë:

Vendim Kanunor Kishtar! Me vendim të Këshillit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut të Kishës sonë, zotit at Nikolla Xhufka, është vendosur:

1- Kisha jonë mallkon kishen serbe dhe kreun e saj, Patriarkun Profire.

2- Ndarja kanunore me çdo kishë serbe në Serbi ose në mbarë botën.

3- Shpalljen heretik të çdo kleriku serb.

4- Mosnjohjen e kishës serbe si kishë paqësore të krishterë.

5- Mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe (certifikata pagëzimi, kurorëzimi etj.)

6- Ndalimin e hyrjes se çdo prifti serb në kishën shqiptare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese