Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

“Kisha premtuar të të takoja në verë”, Ermal Meta humb njeriun e dashur: Të falenderoj për të gjitha përkëdheljet e tua…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ermal Meta ka humbur njeriun e tij të dashur, mësuesen e cila e frymëzoi për këngën “Vietato Morire”.

Këtë lajm të trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rjetet sociale. Ai ka treguar se mësuesja e tij e shkollës fillore “Margarita Feka”, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Ermali thotë se i kishte premtuar mësueses se do e vizitonte këtë verë, duke qenë se do të mbajë edhe një koncert në Shqipëri.

 “Mësuese Margarita nuk është më. Kisha premtuar që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Do kisha dashur ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që gjeja sa herë që hyja në klasë dhe të mos mundem ta bëj më këtë gjë më dhemb. Përshëndetje mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për të gjitha përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia”, shkruan Ermal Meta duke publikuar dhe foto të mësueses së tij, frymëzim i këngës “Vietato morire” (E ndaluar të vdesësh).

Screenshot 2 1

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img