Hapësire reklamuese

Politikë

“Kisha një mendim ndryshe nga Basha”, Gazment Bardhi tregon detaje nga mbledhja: U kërkova të shtonin pika në rendin e ditës, nuk pranuan

Shkruar nga Newsbomb
“Kisha një mendim ndryshe nga Basha”, Gazment Bardhi tregon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi mbrëmjen e sotme se në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ka kërkuar nga anëtarët që janë kundër Bashës që të shtonin pika në rendin e ditës për Kuvendin që do të mbahet në 18 Dhjetor.

Ai tha se ky mednim i tij ishte kudnër mendimit që kishte Basha, teksa shtoi se asnjë nga anëtarët e Kryesisë nuk ka propozuar pika të reja në atë rend dite.

“Kryesia e partisë vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Procedurat e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar nuk bëhen me propozime. Nuk mudn t’i trajtojmë institucionet e partisë si institucione me palë. PD është 1, ka një organ që ëhstë Kuvendi, ka një organ që ëhstë Këhsilli Kombëtar dhe ka një organ që është Kryesia. Dua të sqaroj qëndrimin tim, që e kam patur ndryshe nga Basha, sepse kam gjykuar që vendimi i Kryesisë do ishte një vendim që na bashkonte. I kam kërkuar kolegëve që pretendojnë që kanë mbledhur 4200 firmat që të përfaqësojnë këta për të propozuar shtesa në rendin e ditës që kishte propozuar kryetari. E kishin mundësinë sot”, tha Gazment Bardhi në “Opinion”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu