Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Kisha Katolike mesazh për zgjedhjet: Mos votoni kandidatë me të kaluar të dyshimtë! Nëse shisni votën, keni shitur dinjitetin (MESAZHI I PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kisha Katolike i bën thirrje votuesve shqiptarë të mos mos e shesin votën si dhe të mos votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kandidatë me të kaluar të dyshimtë.

Përmes një deklarate për media, Dom Gjergj Meta, ka renditur disa nga sfidat që sipas tij duhet të shihen me prioritet nga qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Varfëria, arsimi, emigrimi dhe lufta ndaj korrupsionit janë disa prej këtyre sfidave.

“Kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e tij dhe të familjes së tij”, tha Dom Gjergj Meta.

Mesazhi i Kishës Katolike:

Kërkohet një proces transparent dhe i ndershëm. Forcimi i instutucioneve të drejtësisë është një sfidë tjetër. Lufta ndaj varfërisë, zhvillimi i vendit në të gjitha zonat urbane dhe rurale. Arsimi në zonat e thella sidomos në këtë kohë pandemie, dhe e fundit por jo nga rëndësia është lufta ndaj korrupsionit, ndaj ne mendojmë që këto janë sfidat e rëndësishme që duhet të përballen në vitet në vazhdim ata që do të qeverisin vendin.

Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve do të donim si Ipeshkvi të ftonim të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këto zgjedhje, është një detyrë dhe e drejtë e çdo qytetari. Ashtu sikundër e kemi theksuar më parë, është fenomeni i shit-blerjes së votës, kush e shet votën me para ka shitur dinjitetin e tij dhe të familjes së tij. Kush e blen votën me para nuk është i denjë të ulet në karrigen e deputetit. I papranueshëm është fakti i betimit mbi libra të shenjtë në Bibël apo Kuran pasi ka marrë lekët për votën. Edhe kërcënimi për vendin e punës është i papranueshëm. Nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë. Integriteti moral duhet të jetë një kusht i domozdoshëm.

Shpresojmë që vendi jonë të dalë më i mirë nga zgjedhjet e datës 25 prill.

spot_img

Më shumë

spot_img