Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Kisha ishte mbledhur për t’i bërë gjyqin, prifti i dënuar për trafik droge rrëmben shishen me acid dhe u djeg fytyrën (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Greqi, ku një prift ka sulmuar me acid 6 priftërinj dhe rojën e Manastiririt Petraki.

Sulmi ndodhi teksa ishte duke u mbajtur një gjykim sinodal ndaj priftit, i cili kur po jepej verdikti mori një shishe me acid dhe sulmoi të pranishmit aty.

Rezulton se autori i ngjarjes ka qenë i akuzuar për trafik droge më parë teksa ishte përgatitur për sulmin pasi kishte një sasi të madhe acidi që ia hodhi mitropolitëve kur ata ishin ulur.

Në fakt prifti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke, pasi në 2018 ai u kap me kokainë të cilin e kishte fshehur nën mantelin e tij. Gjithsesi atëherë ai u la i lirë me akuzën vetëm të posedimit të drogës.

Mediat greke thanë se në manastir u krijua panik i madh, ndërsa u arrit që të ndalohej prifti i “çmendur”, i cili u arrestua më pas nga policia. Priftërinjtë dhe roja e manastirit kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa dy prej tyre kanë plagë serioze në fytyrë.

Mitropoliti i Kifissia, Cyril, është më keq nga të plagosurit në sulmin e vitriolit që ndodhi në Manastirin e Petrakiut.

Cyril

Mitropoliti i Kifissia, Cyril, është në rrezik të humbasë shikimin nga një sy. Aktualisht ai ndodhet në Spitalin Popullor.

Më shumë

spot_img
spot_img