Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Kisha e Shën Prokopit në Tiranë do bëhet si shtëpitë turistike të Santorinit, projekti shkakton pakënaqësi (FOTO)

Lajme të ngjashëm

Projekti për rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit në Tiranë ka shkaktuar jo pak revoltë pas devijimit arkitektonik origjinal.

Kisha u ndërtua në fillim të vitit 1780 pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa në vitin 1940 do të vendosej gurthemeli nga kryepeshkopi Kristofor Kisi. Kisha u rindërtua sipas projektit arkitektonik nga i biri i Kristo Luarasit, inxhinieri Skënder Luarasi në vitin 1945.

Në vitin 2019 u mor vendimi për shembjen e Kishës, ndërsa sot në 2023 është publikuar edhe projekti për ndërtimin e Kishës në tokën ku kishte qenë. Megjithatë ky projekt ka ngjallur jo pak pakënaqësi. Të shumtë janë ata që argumentojnë se Kisha ka devijuar rrënjësisht, duke u influencuar nga stili grek i kishave.

Projekti i Kishës së Shën Prokopit
Projekti i Kishës së Shën Prokopit

“Arkitektura e re që shikoni ne modelin 3D (në foton mëposhtë) e mbështetur dhe paguar nga KOASH-i, ka tendenca të qarta tjetërsimi greqizimi në krahësim me variantin origjinal. Pasi lanë të shkatërroheshin dhe greqizuan kishat me vlera historike, artistike, arkitektonike, kulturore ..etj në jug të Shqipërisë, KOASH-i me tani po tjetërson edhe kishën e Shën Prokopit”, shprehet Albanian Historical Society.

Kisha e Shën Prokopit shfaqet edhe në filmin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kisha e Shën Prokopit në Filmin "Skënderbeu"
Kisha e Shën Prokopit në Filmin “Skënderbeu”

Ja si ka qenë kisha dikur dhe si do të duket sipas projektit të ri:

Më shumë