Hapësire reklamuese

Bota

Kirurgu zbulon jetën e dyfishtë të gruas, mashtronte burrin dhe fitonte deri në 700 mijë $ për shërbime sek*uale (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Kirurgu zbulon jetën e dyfishtë të gruas, mashtronte burrin dhe

Një mjek kirurg është divorcuar nga gruaja e tij, ish-miss, duke deklaruara në gjykatë se ka zbuluar se bashkëshortja e tij, bënte punë seksi.

Dr. Han Jo Kim kërkoi anulimin e martesës së tij me ish-missin Regina Turner, duke pretenduar se ajo ka punuar si një vajzë e nivelit të lartë para dhe pas martesës së tyre në 2015. 

Në dokumentet e divorcit, të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Manhatanit, thuhet se pretendojnë se mbretëresha e bukurisë, Turner fitoi gati 700,000 dollarë nga klientët e saj.

Ndërsa kirurgu Kim deklaroi se ai mësoi për jetën e dyfishtë të gruas së tij në dhjetor 2020 kur ai pa një mesazh në telefonin e bashkëshortes, i cili fliste për një aktivitet seksual mes saj dhe një klienti.

Në medie përflitet se mbretëresha e bukurisë kishte klientë duke përfshirë, zyrtarë të pasurive të patundshme.

Dokumentet e gjykatës, raportohet të përfshijnë regjistra të transaksioneve financiare, të pretenduara si pagesa nga klientët tek Turner. Një seancë dëgjimore Kim kërkoi të anulonte martesën me arsyetimin se ai ishte viktimë e mashtrimit. 

Ai pretendoi se Turner e mashtroi atë për të kaluarën e saj, pasi ajo i kishte thënë se kishte studiuar shkencë në Universitetin e Connecticut për tre vite, para se të merrte pjesë në garën për "Miss USA", por sipas dokumenteve që dispononte kirurgu, Turner rezultonte se nuk kishte përfunduar shkollën e mesme.

Ndër të tjera doktori kirurg tha në gjykatë se gruaja e tij e kishte mashtruar duke i thënë se po dilte me miqtë, por në të vërtetë ajo merrej me aktivitete seksuale. Ajo udhëtonte shpesh në Kinë, duke ofruar shërbime seksuale në këmbim të parave, me pretendimin se po merrej me reklamat e veshjeve.

Nga viti 2015-2021 regjistrat bankarë treguan se Turner zotëronte 675,030 dollarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu