Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Kirurgu Edvin Prifti “i shpall konkurrencë” kolegëve të tij doktorë: Operacionet tuaja nuk janë kryer për herë të parë, i kam bërë para 4 vitesh

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas publikimit në media të informacioneve për ndërhyrje për herë të parë në zemër për pacientë kryer nga doktorët Saimir Kuci apo Selman Dumani, kirurgu Edvin Prifti ka replikuar në rrjetet sociale, duke treguar se këto kanë ndodhur që në vitin 2018.

“Sot jepen lajme “fake” për procedura të reja. E vërteta është se këto procedura kardiokirurgjikale janë kryer vite më parë pavarësisht se sot raportohen si të kryera për herë të parë në 2021 ndërkohë që I përkasin para viteve 2017. Për këtë jap disa fakte: një status imi në fb në 15 korrik 2018. Mbi 30 pacientë u trajtuan me procedura minivazive vetëm në QSUT. Sa I përket qarkullimit ekstrakorporal total është realizuar për herë të parë në vitin 2008 në një djalë 13 vjecar, rast që e kemi evidentuar. E reja e kolegut tim Saimir Kuci është që ka përdorur një “device” që quhet percloser që shërben për të mbyllur arterien në fund të procedurës. Kjo përdoret rutinë në rastet e hemodinamikës kur pacienti kryen stende apo endoproteza” shkruan mjeku Edvin Prifti.

“Përmendet edhe implantimi I valvolës së aortës pa qepje. Kjo është një teknologji e mbi 10 viteve më parë që unë arrita të siguroj me shumë vështirësi 4 copë pasi janë shumë të shtrenjta. …Një këshillë të vogël: ka shumë gjëra që nuk janë bërë në Shqipëri dhe mjaftohet të fokusohesh tek ato. Dhe akoma më e rëndësishme është ruajtja dhe përmirësimi I rezultateve vecanërisht ulja e vdekshmërisë. Të mos harrojmë që 15 vite më parë shqiptarët merrnin rrugën për në Turqi dhe vendet e tjera për tu operuar nga zemra pasi në QSUT vdekshmëria dhe performance ishte e ulët. Duhet bërë çmos për këtë. Gjithsesi urime kolegëve. Dhe gazetarët bëjnë mirë të mos nxjerrin foton time së bashku me doktor Klodian Krakullin dhe dr Altin Veshti për një intervent të kryer 3 vite më parë” shkruan mjeku Edvin Prifti.

Më shumë




spot_img








spot_img