Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

“Kirurgjia plastike dhe shërbimet dentare më të kërkuara, potencial fëmijët e emigrantëve”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Flet Oriela Kosho, Head of PR & Marketing IH LAB & HTA, “Hygeia”

Si kanë qenë kërkesat ndër vite të të huajve për shërbime shëndetësore pranë Hygeia?

Spitali Hygeia është një nga investimet më të mëdha në sektorin shëndetësor privat në Shqipëri, me rreth 60 milionë euro, i konceptuar që në fillimet e tij si një strukturë spitalore e mirëfilltë, duke ofruar të gjitha komoditetet dhe teknologjinë mjekësore bashkëkohore si çdo strukturë spitalore moderne kudo në botë. Ҫdo segment i këtij Spitali, duke filluar që nga Sallat e Operacionit, Reanimacioni, dhomat e pacientëve dhe gjithçka tjetër ndihmëse, është projektuar për të qenë sa më funksionale dhe në shërbim të sigurisë dhe, mbi të gjitha, të shëndetit të pacientit.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që kjo strukturë spitalore ka qenë dhe është një pikë referimi edhe për pacientët e huaj, të cilët kanë përzgjedhur spitalin Hygeia për të marrë shërbime shëndetësore. Këtu vlen të përmendim faktin që përzgjedhja ka qenë jo vetëm nga pacientë me kombësi të huaj, të cilët jetojnë në Shqipëri, por edhe nga një numër i konsiderueshëm pacientësh, të cilët jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe kanë preferuar dhe i janë drejtuar Spitalit Hygeia, për të marrë trajtim shëndetësor.

Struktura moderne dhe ambientet komode dhe të mirëpajisura, teknologjia mjekësore dhe aparaturat bashkëkohore, stafi i mjekëve profesionistë dhe me përvojë ndërkombëtare, kanë bërë që çdo vit e më shumë, Spitali Hygeia të jetë atraktiv dhe të përzgjidhet nga pacientë të huaj, të rajonit dhe më gjerë. Turizmi Shëndetësor është kthyer në një atraksion të vërtetë për vizitorët e huaj në vendin tonë. “Mysafirë” nga e gjithë Europa tashmë zgjedhin të shijojnë bukuritë e Shqipërisë, ndërsa përfitojnë kurim dentar, estetik e shëndetësor me kosto që në vende të tjera europiane do të ishin disa herë më të larta.

Cilat shërbime preferohen më tepër?

Trajtimet më të zakonshme janë kirurgji kozmetike, kirurgji dentare dhe ortopedikësi e kirurgji kardiovaskulare, operacione laparoskopike dhe trajtime për fertilitetin dhe obezitetin. Potenciali më i afërt i turizmit mjekësor janë fëmijët e emigrantëve, të cilët mbajnë kontaktet me vendin e tyre të origjinës dhe e vizitojnë shpesh, por jo vetëm, pasi pacientë të huaj kanë zgjedhur Spitalin Hygeia, për shkak të ekselencës së mjekëve dhe infrastrukturës spitalore.

Nga viti në vit, ky numër është në rritje, duke përmendur pacientët që vijnë për kirurgji plastike, si për standardet, mjekët, dhe gjithashtu për çmimet që gjejnë. Turizmi dentar, ku pranë Hygeia Dent kemi pacientë nga shumë shtete të Europës që vijnë për shkak të çmimit, kohës së shkurtër dhe cilësisë së shërbimit. Fertilizimi IN VITRO, IVF është po gjithashtu shumë i kërkuar nga pacientët shqiptarë, që jetojnë jashtë, por dhe pacientë të huaj na zgjedhin, pasi cilësia e shërbimit është po aq e mirë sa ajo që ofrohet në klinikat më të mira perëndimore.

Çmimet për një ndërhyrje të tillë janë disi më lirë, krahasuar me tarifat e vendosura nga klinikat në Bashkimin Europian. Ndaj dhe në vendin tonë, nuk duhet të presësh në radhë e të vendosësh emrin në listë për një kohë të gjatë, për më tepër që mjekët janë profesionistë.

Fekondimi In Vitro (ku Klinika e Fertilitetit Hygeia shquhet për rezultatet e larta të arritura me një përqindje suksesi ndër më të lartat në rajon dhe më gjerë, 65% sukses në çiftet e trajtuara)

-Shërbimin Dentar

-Ndërhyrje të kirurgjisë plastike

-Operacione plastike

-Trajtimi me radioterapi

-Hemodialiazë

A keni bashkëpunime me struktura organizuese të një pakete të plotë turizmi shëndetësor?

Ne bashkëpunojmë me struktura dhe agjenci duke ofruar paketa të plota të turizmit shëndetësor.

Shqipëria ka një potencial të madh turistik, për shkak të pozicionit gjeografik dhe vlerave natyrore dhe aspekteve të shumta historike e kulturore, që ndërthuren në të. Vendi ynë është klasifikuar nga agjenci turistike ndërkombëtare, si një nga destinacionet më interesante turistike në botë.

Vija jonë bregdetare përfaqëson një ndër zonat me potencial më të lartë turistik dhe për këtë arsye, ka qenë gjithmonë në vëmendje të shumë investitorëve dhe pre e investimeve të shumta, jashtë çdo plani dhe standardi turistik e mjedisor, por pa harruar përmendjen e institucioneve private shëndetësore të cilat kanë sjellë risi në vendin tonë, duke sjellë jo vetëm elita mjekësore nga e gjithë bota, por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore në kohë rekord dhe me rekorde në çmime! Por pa harruar diçka shumë të rëndësishme, spitalet private janë garancia e turizmit shqiptar, duke qenë se ofrojnë kushtet dhe shërbimet që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj.

Rritja blu dhe e turizmit në rajonin Adriatiko-Jonian

Shqipëria, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Italia, Sllovenia, Greqia dhe së fundmi Maqedonia, po rrisin bashkëpunimin në katër shtylla.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img