Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kirurgjia e bypass-it koronar nga Dr. Artan Jahollari – Spitali Amerikan 3

Shkruar nga Newsbomb

 Kirurgjia e bypass-it koronar rivendos qarkullimin e gjakut në arteriet e zemrës që janë të bllokuara ose të ngushtuara.

Pse bëhet?

Ju dhe mjeku juaj mund ta konsideroni nëse:

  • Keni dhimbje të forta në gjoks të shkaktuara nga ngushtimi i arterieve që furnizojnë muskulin e zemrës, duke e lënë muskulin me pak gjak gjatë ushtrimeve edhe të lehta ose gjatë pushimit.
  • Ju keni më shumë se një arterie koronare të sëmurë dhe dhoma kryesore e pompimit të zemrës – barkushja e majtë – nuk funksionon mirë.
  • Arteria koronare kryesore e majtë është ngushtuar rëndë duke rrezikuar jetën. Kjo arterie furnizon pjesën më të madhe të gjakut në barkushen e majtë.
  • Kur keni një bllokim arterie që nuk mund të trajtohet me angioplastikë e cila është një procedurë që përfshin futjen dhe fryrjen e përkohshme të një tullumbaceje të vogël për të zgjeruar arterien (ballonim), si dhe kur keni pasur një vendosje stentesh (unazë) por arteria është ngushtuar përsëri.
  • Kirurgjia e bypass-it koronar mund të kryhet gjithashtu në situata urgjente, të tilla si një sulm në zemër (infarkt i miokardit), nëse nuk jeni duke ju përgjigjur trajtimeve të tjera.

Gjatë proçedurës

Kirurgjia e bypass-it koronar zakonisht zgjat nga tre deri në gjashtë orë dhe kërkon anestezi të përgjithshme. Numri i bypass-eve që ju nevojiten varet nga zona ku do të kryhen në zemër dhe sa të rënda janë bllokimet.Shumica e operacioneve të bypass-it koronar klasik bëhen përmes një prerjeje në gjoks. Një pajisje “zemër-mushkëri” bën të mundur qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me oksigjen në trupin tuaj ndërkohë që zemra dhe mushkeritë ndalohen përkohësisht me medikamente gjatë proçedurës.

Kirurgu përgatit një venë gjaku nga këmba, ose arterie nga krahu ose kraharori i pacientit dhe bashkon skajet sipër dhe poshtë arteries së bllokuar në mënyrë që rrjedha e gjakut të anashkalojë pjesën e ngushtuar të arteries.

Teknika “Off-pump” ose kirurgji në një zemër që rreh.

Kjo proçedurë përfshin kryerjen e operacionit në zemrën që rreh duke përdorur pajisje të posaçme për të stabilizuar zonën e zemrës në të cilën po punon kirurgu. Gjatë ndërhyrjes zemra dhe mushkëritë vazhdojnë të punojnë normalisht.

Ky lloj operacioni është sfidues sepse zemra është akoma në lëvizje dhe jo çdo pacient është i përshtatshëm, por ka avantazhe sidomos në rastet me rrezikshmëri të lartë. Kjo ndikon në uljen e komplikacioneve në organet e tjera (mushkëri, veshka, mëlçi, tru, gjakderdhje, infeksion etj) si dhe përshpejton rehabilitimin.

Shumica e bypasseve koronare në Spitalin Amerikan 3 kryhen me këtë teknikë nga kirurgu kardio-vaskular Dr. Artan Jahollari.

Rezultatet dhe përmirësimi afatgjatë do të varen pjesërisht dhe nga marrja e medikamenteve për të parandaluar mpiksjen e gjakut, për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, kolesterolin dhe diabetin.

Është gjithashtu e rëndësishme të ruani një stil jetese të shëndetshëm, duke përfshirë:

  • Mbani një peshë të shëndetshme.
  • Konsumoni një dietë të shëndetshme
  • Ushtrohuni rregullisht.
  • Menaxhoni stresin
  • Mos pini duhan.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekun kardio-vaskular Artan Jahollari kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! # spitaliamerikan

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu