Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

‘Kinezët dështuan’, Rama në Dubrovnik për të ’kapur’ ndonjë investim… kinez

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

af62de1244ad8f5874bbc3c918684ca5

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik të Kroacisë, ku do të marrë pjesë në Samitin ekonomik të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrje edhe të Republikës së Kinës.

Kina kërkon investime të reja në Ballkanin Perëndimor duke filluar që nga aeroportet dhe energjitë e reja të rinovueshme. Kujtojmë se kryeministri Rama vetëm një ditë më parë pas vjedhjes spektakolare të 10 milionë eurove në Rinas, akuzoi koncesionarët kinezë të aeroportit ‘Nënë Tereza’, që kishin dështuar.

Ndërkohë vetëm një ditë më pas, Rama udhëton drejt Dubrovnikut ku po mbahen punimet e Samitit ekonomik 16+1 të Ballkanit Perëndimor dhe me pjesëmarrjen e investitorëve kinez. 

Kryeministri ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku shihet pranë kështjellës së Dubrovnikut, kalaja ku u xhirua seriali i njohur ‘Game of Thrones’, i cili do të nisë edhe sezonin e tetë të tij së shpejti.

Rama ka lënë një mesazh në foto, duke iu referuar serialit ‘Game of Thrones’ dhe vendit ku janë xhiruar seritë e King’s Landing në kështjellën e Dubrovnikut, ku është edhe vendodhja kryesore e shumicës së sezoneve të filmit.

Rama.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img