Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

“Kinezëri Tahirërore”, Shkëlzeni shpërthen ndaj mediave për publikimin e videove të policisë

Lajme të ngjashëm

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha shpërthen ndaj portaleve të cilat publikojnë video gjatë aksioneve të Policisë së Shtetit, e ku ndër ato aksione janë edhe ato rutinoret e gjobitjes për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Kinezeri Tahirërore

Në portalet kryesore shqiptare është bërë modë publikimi i videove ku policia gjobit qytetarët për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor. Duke përjashtuar rastet kur kundravajtësit kanë tentuar të korruptojnë apo ushtrojnë presion mbi punonjësit e policisë, nuk shoh asnjë arsye përse duhet dhunuar privatesia e njerëzve anonimë ose publike, për të na demostruar që policia po zbaton ligjin.

Aq më qesharake bëhen këto video po të kemi parasysh që ministri nuk zbaton vendimet e gjykatave, deputeti qëllon qytetaret brenda komisiariatit të policise dhe pas disa javësh rikthehet i lirë në parlament, ndërsa kriminele të lidhur me pushtetin ruhen e shoqërohen nga makinat e policisë teksa gjobisin tregtarët e rradhës.

Nq fund ajo që t’a pështiros nuk është niveli propagandës që prodhon Tahiri por nxitimi i mediave për të servirur realitetin e “Saje Qorrit” ku kundravajtesit lincohen publikisht, ndërsa për kriminelet nuk pipëtin askush”, përmbyll Berisha.


Më shumë