Hapësire reklamuese

Bota

Kina rihap shkollat, kapele speciale për mbajtjen e distancës

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_325738" align="alignnone" width=""]Nxënësit me kapele në Kinë[/caption]

Fëmijët në Kinë janë kthyer në shkollë pas 3 muash të bllokuar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Kina tashmë ka arritur të rihapë vendin edhe pse nën masa të shumta. Kështu edhe fëmijët në shkollë kanë rregullat tyre dhe kryesorja është mbajtja e distancës.

'Metro' ka postuar disa foto nga nxënësit e shkollës fillore në Kinë, të cilët kanë kapele të dizenjuara në formën e dy helikave që nxënësit të rujanë distancën nga njëri-tjetri.

mxe.jpg

Gjithashtu, përveç kësaj kapeleje të veçantë, ata shihen që mbajnë edhe maska kirurgjikale. Kapelet e bëra në shtëpi janë bërë kryesisht prej kartoni.

kls.jpg

Fotografitë vinë nga shkolla 'Yangzheng' në provincën Zhejiang. Zëvendësdrejtori Hong Feng tha: Kjo ishte ideja jonë krijuese. Na ndihmon të promovojmë sloganin tonë. Vish një kapelë një metër, mbaj distancë një metër. Për t'u siguruar që nxënësit e shkollës të respektojnë masat e higjienës, nxënësit nuk lejohen të kenë ndonjë kontakt fizik me njëri-tjetrin dhe nuk mund ta heqin kapelen e tyre.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll