Rasti i parë i virusit Zika në Kinë është gjetur te një 32 vjeçar që kishte udhëtuar jashtë vendit.
Zyrtarët thanë se 32 vjeçari kishte udhëtuar drejt Venezuelës ndërsa kur është kthyer në vendlindjen e tij, në jug të qytetit Ganzhou, ai nuk ëhstë ndjerë mirë. Pasi ka shkuar në spital ai u diagnostifikua me virusin Zika. Sipas mediave lokale 32 vjeçari ndodhet në spital dhe por bën një rekuperim të shpejtë.