Kina protestë zyrtare Francës për shkeljen e ujërave territoriale

Publikuar tek: bota, më 06:08 27-04-2019 Kina protestë zyrtare Francës për shkeljen e ujërave territoriale

Kina ka paraqitur një protestë zyrtare kundër Francës për shkeljen e ujërave të saj territoriale nga një njësi detare ushtarake transalpine gjatë kalimit të Ngushticës së Tajvanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Ren Guoqiang tha se incidenti daton prej 7 prillit dhe se janë parë të hyjnë luftanije në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale të Kinës.

“Ushtria kineze ka dërguar anije ushtarake në përputhje me ligjet për të identifikuar njësitë franceze duke i urdhëruar që ata të largohen.

Pala kineze ka paraqitur një protestë zyrtare ndaj francezëve. Kina është gjithmonë në gatishmëri të lartë për të mbrojtur me forcë sovranitetin dhe sigurinë e vendit’’,theksoi Gouqijang.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Epidemia e fruthit, presidenti Trump thirrje amerikanëve për marrjen e vaksinës
Sulmet në Sri Lanka, kryeministri: Nuk jam paralajmëruar për sulmet....nuk jap dorëheqjen   »
Article Logic
Execution time: 0.013602018356323
array(1) { ["section"]=> string(72) "kina-proteste-zyrtare-frances-per-shkeljen-e-ujerave-territoriale-162015" }