Një “déjà vu” të dhimbshme po përjeton aktualisht pasi Covid-19 ka goditur sërish vendin.
Ashtu sin ë 2019 edhe sot Kina është në një situatë kaotike, ku me mijëra persona po humbin jetën në ditë e më shumë të tjerë rezultojnë pozitivë.
Mediat ndërkombëtare të lajmeve po tregojnë imazhe tmerri, me kufoma të infektuara me koronavirus që digjen në mes të rrugës. Megjithatë, qeveria zyrtare e Kinës ka bërë vazhdimisht një vesh të shurdhër ndaj këshillave të rregullta dhe të fuqishme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për transparencë më të madhe dhe informim më të plotë të publikut, kryesisht në vendet perëndimore.
Në një nga raportimet e fundit të france24, për shembull, flitet për 18 milionë raste të koronavirusit në periudhën nga dhjetori deri më sot dhe vetëm në Shangai, qyteti më i madh i Republikës Popullore të Kinës.
18 milionë korrespondojnë me 70% të popullsisë totale të Shangait dhe, nëse numri është i vërtetë, gjendja e mbytjes në të cilën ka rënë sistemi shëndetësor kinez është plotësisht i justifikuar. Mbipopullimi i të sëmurëve në spitale, mungesa e ilaçeve dhe shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv për raste të rënda, madje edhe vërshimi makabër i kufomave në krematoriume, pikturojnë një pjesë të tablosë së zymtë në Kinën e sotme.
Shpërthimi i ri i pandemisë në Kinë shoqërohet me heqjen e masave. Rezultati i heqjes së menjëhershme të masave ishte një cunami infeksionesh , pasi kinezët nuk kishin zhvilluar mjaftueshëm antitrupa dhe imunitet “tufë” në periudhën e mëparshme.