Hapësire reklamuese

Bota

Kina në ndjekje të Rusisë, miraton vaksinën kundër COVID-19

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Kina ka miratuar vaksinën e parë të tyre kundër koronavirusit.

Vaksina do të quhet Ad5-nCoV, e zhvilluar nga ”CanSino Biologics” në bashkëpunim me Institutin Bioteknologjik të Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake.

”Hapet drita jeshile për prodhimin e mundshëm masiv në rast të kthimit të pandemisë”, shpjegoi Administrata Kombëtare e Pronës Intelektuale të Kinës, e cituar nga rrjeti shtetëror CCTV.

”Miratimi është marrë që më 11 gusht, por tani pritet konfirmim i mëtejshëm i efikasitetit dhe sigurisë së produktit të zhvilluar”, tha grupi nga Tianjini në një deklaratë, titujt e të cilit kanë shënuar rritje të konsiderueshme në tregun e aksioneve.

Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë Presidenti rus Putin deklaroi që rusia kishte zhvilluar vaksinën e parë kundër COVID-19, madje edhe vajza e tij e kishte provuar, por deklaratat e tij u pritën me skepticizëm nga shtetet e tjera.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll