Qindra persona janë evakuuar në Tajvanin jugor dhe Kina ka lëshuar alarmin, pasi po pregatitet për pasojat e stuhisë më të fuqishme të vitit.
Super Tajfuni Meranti po zbret në Tajvan duke sjellë shira të rrëmbyeshëm si edhe një shpejtësi ere që shkon mbi 370 km/h, shpejtësi më e lartë se ajo e makinave të “Formula 1”.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Kinës, shkollat dhe zyrat në të gjithë pjesën jugore të ishullit të Tajvanit janë mbyllur, ndërkohë që qindra fluturime janë anulluar.
Sipas autoriteteve në Tajvan, dy persona janë plagosur dhe më shumë se 260.000 familje nuk kanë energji elektrike.
Më shumë se 370 fluturime vendore dhe ndërkombëtare janë anuluar dhe shërbimet e trenave gjithashtu janë pezulluar.
Sipas BBC, që nga ora 7 e mëngjesit janë evakuuar rreth 1.500 njerëz nga zonat e prekura.
Pothuajse 4,000 ushtarë dhe policë janë vendosur në rajon për t’u përgatitur për evakuime të mundshme në të ardhmen. Gjithsesi autoritetet nuk presin dëme të mëdha ose shkatërrim. Sipas metereologëve, barra më e rëndë e stuhisë do bjerë mbi Kinën kontinentale dhe jo mbi ishullin e Tajvanit. Stuhia pritet të godasë të enjten në provincat e Guangdong dhe Fujian.