Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kina “hakmerret” për deklaratën e Pompeos: Ai dhe 27 zyrtarë të tjerë të SHBA-së nuk lejohen të udhëtojnë drejt 3 shteteve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c693ea0456dbe5dd667f88e669b8751b

Deklarata e fortë e Sekretarit të Shtetit të SHBA në largim, Mike Pompeo, i cili dy ditë më parë akuzoi Kinën për gjenocid ndaj pakicave turke dhe myslimane, nuk ka kaluar pa një hakmarrje nga pala kineze.

Qeveria kineze vendosi sanksione kundër Mike Pompeos dhe 27 zyrtarëve të tjerë amerikanë, pasi kanë shkelur seriozisht sovranitetin e Kinës.

Lista e emrave përmban ish-Sekretarin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar; ish këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro; ish këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien; Kelly Craft, ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara; dhe Mattheë Pottinger, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen si zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar. Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton dhe ish-shefi strateg i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon janë gjithashtu të përfshirë në sanksionet e vendosura nga Kina.

Këta persona nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Kinës, Hong Kongut dhe Makaos.

“Gjatë viteve të fundit, disa politikanë anti-Kinë në Shtetet e Bashkuara, nga interesat e tyre egoiste politike dhe paragjykimi dhe urrejtja ndaj Kinës dhe duke mos treguar asnjë interes për interesat e popullit Kinez dhe Amerikan, kanë planifikuar, promovuar dhe ekzekutuar një një seri lëvizjesh të çmendura që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, minojnë interesat e Kinës, ofenduan popullin Kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SH.B.A”, thuhet në deklaratën e Kinës.

Më shumë

spot_img
spot_img