Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

Kina e revoltuar me SHBA pas rrëzimit të balonës spiune: Përdorimi i forcës, i tepruar! U shkel praktika ndërkombëtare

Lajme të ngjashëm

Pekini zyrtar është shprehur i zemëruar me veprimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të rrëzuar balonën kineze të dyshuar se po përdorej për spiunazh.

Në një deklaratë për media, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se balona përdorej për shërbime civile, kryesisht për meteorologji, dhe se kishte devijuar nga trajektorja origjinale për shkak të aftësive të limituara në drejtim si dhe ndikuar nga erërat, të cilat i quajti si një “forcë madhore”.

Por SHBA vendosi ta rrëzojë mbrëmjen e djeshme balonën pasi kishte fluturuar mbi disa qytete, duke përdorur avionë luftarakë.

“Në rrethana të tilla, përdorimi i forcës nga SHBA është një reagim i qartë i tepruar dhe një shkelje serioze e praktikës ndërkombëtare”, kanë deklaruar autoritetet duke paralajmëruar se Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime e kompanisë që lëshoi balonën.

Më shumë