Autoritetet kineze thonë se rreth 60,000 persona kanë humbur jetë nga koronavirusi që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Shifrat i bëri publike një zyrtar mjekësor nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në një konferencë për shtyp në Pekin.
Jiao Yahui, kreu i departamentit të çështjeve mjekësore të NHC-së, tha se Kina regjistroi 59,938 vdekje të lidhura me Covid midis 8 dhjetorit dhe 12 janarit.
Nga këto vdekje, 5,503 erdhën nga dështimi i frymëmarrjes i shkaktuar nga infeksioni Covid dhe 54,435 ishin njerëz të infektuar me Covid dhe me sëmundje të tjera si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Deri tani, Kina ka regjistruar si të vdekur nga Covid-19 vetëm ata pacientë që humbën jetën si pasojë e dështimit të frymëmarrjes. Në muajin pas 8 dhjetorit, Kina raportoi vetëm 37 vdekje nga rastet lokale me Covid, sipas shifrave të publikuara në faqen e internetit të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), edhe pse shpërthimi i një vale të re ka mbingarkuar spitalet dhe krematoriumet.