Hapësire reklamuese

Bota

Kina detyron myslimanët të hanë mish derri dhe të pinë alkool

Shkruar nga Newsbomb
Kampe riedukimi për myslimanët në Kinë

Autoritetet kineze raportohet se kanë nisur një fushatë anti-hallall duke detyruar myslimanët e rajonit  Xinjiang të hanë mish derri dhe të konsumojnë alkool.

Të dyja, si mishi i derrit dhe alkooli janë të ndaluara në fenë islame. Sipas Radio Free Asia myslimanët që jetojnë në prefekturën autonome Ili Kazakh janë dërguar në kampe riedukimi, ku detyrohen të heqin dorë nga besimi i tyre islam.

Ata janë detyruar të festojnë Vitin e Ri kinez, që është edhe viti i derrit, duke konsumuar ushqimin dhe pijen e ndaluar në islam.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.