Rreth 80,000 turistë janë bllokuar në plazhin e qytetit jugor Sanya, pasi autoritetet kineze e cilësuan si zonë të nxehtë dhe vendosën të rikthejnë masat bllokuese të pandemisë.
Kufizimet hynë në fuqi të shtunën në mëngjes, pasi autoritetet kërkuan të frenojnë përhapjen e COVID-19 në qytetin e ishullit tropikal Hainan. Sipas statistikave në qytet kishte 229 raste të konfirmuara të premten dhe 129 të tjera të shtunën.
Partia Komuniste e Kinës i qëndron nismës ekstreme zero-Covid duke bllokuar çdo zonë ku shfaqet qoftë edhe një rast me koronavirus. Pak kohë më parë, autoritetet vendosën të bllokojnë Shangain për dy muaj.
Autoritetet hekurudhore kineze ndaluan të gjitha shitjet e biletave për në Sanya ndërsa të gjitha fluturimet u anuluan këtë të shtunë.