Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Kim tha se në Shqipëri ka media të financuara nga Rusia, avokat Ngjela: Po dëgjoj tani në TV ata që kanë marrë para, janë trembur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja Yuri Kim, tha në një intervistë mbrëmjen e sotme se në Shqipëri ka media dhe televizione që financohen me para ruse. Ajo nuk përmendi emra, por u shpreh e bindur dhe la të kuptohej se Amerika ka informacion [për këto lëvizje.

Për këtë intervistë në “opinion” ka reaguar dhe avokat Spartak Ngjela. Ai e quan atë frymëzuese për demokracinë dhe një goditje të hapur kundër ndërhyrjes ruse në vendin tonë. Madje, ai thotë se ata që kanë marrë para tashmë janë trembur dhe kanë humbur qetësinë.

Shkruan avokat Ngjela:

Dëgjova intervistën e ambasadores se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zonjës Yuri Kim. Ajo sapo mbaroi. Një risi për zhvillimin tonë demokratik . Një intervistë frymëzuese për demokracinë në Shqipëri, dhe një goditje e hapur kundër ndërhyrjes ruse në Shqipëri.

Por, po dëgjoj në media, dhe po konstatoj, jo pa një humor të zi, se mbështetësit e parasë ruse në Tiranë, kanë humbur qetësinë: domethënë janë trembur.

Ambasadorja e konfirmoi faktin se në Shqipëri janë disa media dhe televizione shqiptare që financohen nga Moska. Dhe unë këtë e kam denoncuar disa herë gjatë tre muajve të fundit. Tani gjithçka është e sigurt.

Pas gjithë këtyre që dëgjuam nga përfaqësuesja e politikës amerikane në Tiranë, jam i sigurt kur them se Shqipëria, bash në këtë kohë, po hyn në një etapë të re të zhvillimit të saj. Dhe kjo pritej… sepse jemi në përkrahje të plotë të Uashingtonit dhe Brukselit, për ecjen tonë të sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Dhe…

Fakti që politika amerikane ka informacion të plotë për përpjekjen e Rusisë, me veglat e saj brenda vendit, që me to të kthejë kursin e historisë së Shqipërisë aktuale, unë konceptoj faktin tjetër që rrjedh prej këtij fakti se: Shqipëria dhe shqiptarët, sot, janë të sigurt në ecjen drejt Perëndimit institucionalisht.

Dhe, korrupsioni i lartë shtetëror i ka ditët e numëruara në Shqipëri. Politika amerikane e rikonfirmoi sot në Tiranë faktin që SPAK po drejtohet nga ekspertiza amerikane. E ardhmja jonë është e sigurt.

Më shumë




spot_img








spot_img