Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Kim Mehmeti përfundon në Gjykatë: Sikur të jenë edhe vetë nipat e Leninit, kurrë nuk do të më heshtin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Kim Mehmeti

Gjykata dhe prokuroria merren me kriminelin më të madh të Maqedonisë – Kim Mehmetin?!

Kush thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka drejtësi dhe se institucionet gjyqësore nuk janë efikase?

Pasi ky shtet ia doli në betejën kundër krimit dhe hajdutërisë, ka filluar beteja edhe kundër neve që e ‘ofendojmë’ popullin maqedonas, e të cilin e mbron partia e famshme LEVICA!

Shkurt e shqip: në këtë Maqedoni ku para gjithë botës brohoritet ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë” më në fund edhe unë përfundova aty ku e kam vendin – para prokurorëve dhe gjykatave të këtij vendi ku edhe rrugëve rrjedhë drejtësi.

S’di pse po unë ndjehem i nderuar që më ka paditur dhe jam i akuzuar nga LEVICA, nga një parti e cila të qelbë me antishqiptari dhe që më shkakton të vjella sa herë që ia dëgjoj emrin, e le më të merrem me te.

Sidoqoftë, i ftoj të gjitha LEVICAt e DESNICAT maqedonase le t’i bashkojnë forcat dhe paditë gjyqësore kundër meje, sepse nuk kam kohë të merrem një nga një me to.

Ndërkohë ua bëjë me dije: sikur të jenë edhe vetë nipat e Leninit , e jo kjo LEVICË qesharake që janë, kurrë nuk do e realizojnë qëllimin që kanë – të më heshtin.

Kalimthi: nuk e di ku shkoi dygjuhësia dhe pse ftesa për tu paraqitur në Prokurorinë Publike është shkruar vetëm në gjuhën maqedonase?

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img