Kim Kardashian ka nisur një lidhje dashurie me aktorin 27 vjeçar, Pete Davidson, i cili është 14 vite më i vogël se ajo.
Por në. dashuri mosha është thjesht një numër. Lajmin për lidhjen e ka konfirmuar “Page Six”.
Së fundmi po qarkullonin lajme për një lidhje me tyre, pasi ishin parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pak ditë më parë, aktori festoi ditëlindjen në shoqërinë e Kimit, por edhe të mamasë së saj.
Kujtojmë q Kim u divorcua nga reperi Kanye West pak muaj më parë dhe duket se ka gjetur ngushëllimin dhe dashurinë tek Pete Davidson.