Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Kim ka ardhur këtu me një mision specifik”, juristi PARALAJMËRON: Në tetor do të ketë vendim tjetër të SHBA-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar temën e ditës, “Berisha non-grata” ka thënë se ky nuk është dhe nuk do të jetë i vetmi vendim i SHBA-së, por në tetor do të ketë një vendim tjetër.

Ai tha se Kim, e cila është e vetmja ambasadore që ka bojkotuar Berishën, ka ardhur në vendin tonë me një mision specifik, mision që e la përgjysmë ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Kreshnik Spahiu: Në tetor do të ketë një tjetër vendim të SHBA. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ardhur në Shqipëri me një mision specifik, për ta ccuar deri në fund atë që la përgjysmë Donald Lu. Është ambasadorja e parë amerikane që ka bojkotuar Berishën. Jo vetëm Kim, por janë rralluar takimet politike me Berishën. Ka një skenar të ndërtuar për këtë që po ndodh sot. Nuk ndodhi rastësisht. Këta e shpallën “non-grata” pas tetë viteve, por nuk është ogur i mirë as për Ramën. Se këta lanë që të kuptohej se mund të të godasin edhe pas 10 vitesh pasi ke lënë pushtetin. Vendimi tani e gjen të pambrojtur Berishën dhe do i kërkojnë Bashës diplomatikisht dhe personalisht që të shkëputet dhe të mos jetë pjesë e grupit parlamentar. Kreu i SPAK tha kur doli për Gërdecin dhe që foli për ish-ministrin Fatmir Mediu, do ketë përshkallëzim të ngjarjeve që Berisha të mos marrë imunitetin në parlament dhe të jetë më e lehtë për të marrë vendime shtesë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img