Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kim Jong Un tenton të vjedhë vaskinën ANTI-COVID, hakerat e tij sulmojnë kompaninë AstraZeneca

Shkruar nga Newsbomb
Kim Jong Un tenton të vjedhë vaskinën ANTI-COVID, hakerat e tij
Kim Jong Un

Kompania farmaceutike AstraZeneca, që po zhvillon vaksinën kundër koronavirusit ka rënë pre e hakerave nga Koreja e Veriut.

Punonjës të kompanisë i thanë Reuters, se hakerat u shtirën si ekspertë të mjekësisë në LinkedIn dhe WhatsApp duke iu afruar atyre me oferta të ndryshme pune.

“Një grup i madh” ekspertësh dhe punonjës të kësaj kompanie u shënjestruan nga hakerat, por besohet se nuk kanë qenë të suksesshëm.

Reuters pyeti delegacionin e Koresë së Veriut lidhur me sulmin, por nuk mori një përgjigje prej tyre. Edhe kompania AstraZeneca nuk pranoi të komentojë ludhur me ngjarjen.

Burimet thanë për Reuters se hakerat janë pjesë e një sulmi më të gjerë kibernetik që ka targetuar ekspertë dhe zyrtarë në SHBA.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll