Hapësire reklamuese

Bota

Kim Jong-un shfaqet për herë të parë me vajzën në publik, ndjekin së bashku lëshimin e raketës balistike

Shkruar nga Newsbomb
Kim Jong-un shfaqet për herë të parë me vajzën në

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është shfaqur me vajzën e tij të vogël në publik për herë të parë, duke konfirmuar raportet e përfolura gjatë për ekzistencën e saj.

Vajza, që besohet se quhet Kim Chu-ae, iu bashkua atij në një inspektim të lëshimit të raketës balistike ndërkontinentale. Babë e bijë qëndruan të kapur dorë për dore gjatë testimit të raketës, veprim i cili u dënua nga SHBA.

Kim drejton një nga shtetet më të mëdha në botë dhe shumë pak dihet për jetën e tij personale. Mediet e huaja kanë ngritur aludime nëse vajza e tij është zgjedhur si pasuese e Kim Jong Un dhe një ditë do të drejtojë Korenë e Veriut. Apo lideri po e përgatit vajzën e tij për të marrë në dorë frenat e dinastisë familjare, teksa përflite për një përkeqësim të shëndetit të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu