Hapësire reklamuese

Bota

Kim Jong Un merr vendimin e pazakontë, ndalon muzikën dhe stilet e flokëve që ai nuk pëlqen

Shkruar nga Newsbomb
Kim Jong Un merr vendimin e pazakontë, ndalon muzikën dhe stilet e

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un së fundmi ka marrë një vendim aspak të zakontë. Ai ka urdhëruar që të gjithë zyrtarët e ushtrisë të mos përdorin stilet e flokëve dhe të mos dëgjojnë muzikën që ai vetë nuk e pëlqen.

Diktatori ka thënë se të gjithë zyrtarët duhet t’i shohin me kujdes fjalimet e tyre, stilet e flokëve dhe veshjet e të rinjve. Ai gjithashtu urdhëroi që për çdo ndryshim psikologjik apo aktivitet jonormal të merren shënime.

Në media raportohet se njerëzit në Korenë e Veriut janë të detyruar që të zgjedhin mes një liste të aprovuar nga qeveria për të stiluar flokët. Kjo ka ndodhur si përpjekje për të mos futur në vend trendet perëndimore.

Në një letër të publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut ai shkruante se rruga që po bën Kina dhe Koreja e Jugut përmes modës po kthehet në një kërcënim serioz në Korenë e Veriut.

Ai bëri thirrje që të gjithë adoleshentët të përgatiten sa më herët për shërbimin ushtarak.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll