Teksa e gjithë bota pret takimin historik mes dy liderve Kim Jong-un dhe Donald Trump, një reagim ka ardhur nga ky i fundit.
Në një deklaratë nga samiti i G7, presidenti i Amerikës foli në lidhje me lajmin se Jong-un ka hequr dorë nga armët bërthamore duke i hedhur në erë ato, ndërsa ka theksuar se do t’i mjaftonte vetëm një minutë për të kuptuar nëse lideri korean është treguar i sinqertë.
Trump theksoi se nëse vërteton që e gjithë kjo mersele ishte një lojë, ai nuk do t’i zgjasë shumë bisedimet dhe do të largohet.
Lideri i SHBA-ve do të niset mbrëmjen e sotme për në Singapor, ndërsa pritet të takohet me Kim Jong-un më 12 qershor.