Hapësire reklamuese

Bota

Kim Jong Un detyron prindërit tu vendosin fëmijëve emra "patriotikë": Bombë, Satelit dhe Armë

Shkruar nga Newsbomb

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka lëshuar një urdhër për të gjithë prindërit që tu vendosin fëmijëve emrat "patriotikë" të tipit Chong Il (armë), Chung Sim (besnikëri) Pok Il (bombë) dhe Ui Song (satelit).

Sipas tij, emrat modern të fëmijëve nuk duhet të përdoren më. Emrat me mbaresa "të buta" si A Ri (i dashur) So Ra (lëvore e kërpudhave) dhe Su Mi (super bukuri), janë të njohura në Korenë e Jugut, por Kim ka kërkuar t'i jepet fund trendit në Mbretërinë Hermite.

Emrat e stilit të Koresë së Jugut janë një shenjë se Seuli është thjesht "një kopje e kulturës dekadente perëndimore Yankee", sipas Kim. Qytetarët që nuk i ndryshojnë emrat në diçka më “revolucionare” deri në fund të këtij viti mund të përballen me gjoba, ose më keq.

Një qytetar anonim i Koresë së Veriut nga provinca verilindore e Hamgyong-it të Veriut tha për Radio Free Asia: “Banorët po ankohen se autoritetet po i detyrojnë njerëzit të ndryshojnë emrat e tyre sipas standardeve të kërkuara nga shteti."

[caption id="attachment_650035" align="alignnone" width="620"] Fëmijët largohen pasi bëjnë nderimet e tyre përpara statujave prej bronzi të liderëve të ndjerë Kim Il Sung dhe Kim Jong Il në kodrën Munsu në Pyongyang, Koreja e Veriut, 7 korrik 2018.[/caption]

Disa koreano-veriorë nuk janë të kënaqur me urdhrin. Disa madje kanë guxuar të pyesin nëse mund t'u vënë fëmijëve të tyre emra që "pasqyrojnë epokën aktuale të urisë dhe shtypjes".

Të tjerë thonë se përpjekja për të diktuar se çfarë lloj emrash u vënë prindërit fëmijëve të tyre është një shenjë se “tirania” më në fund ka shkuar shumë larg: “Si mund të mos lejohen njerëzit të emërtojnë veten?” u ankua një qytetar i inatosur i Koresë së Veriut.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.