Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED-së: Koha që të arrihet kuorumi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b0ab9a70bfb3078b8a57106aa88814e1

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca janë takuar me kryetarin e Këshillit të Emërimit në Drejtësi, Ervin Pupe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se tashmë është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë GJK të jetë plotësisht funksionale.

“Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti dhanë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit 2020. Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë GJK të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara hap pas hapi”,- shkruan Kim.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka ofruar mbështetjen e BE-së edhe ndihmë teknike për KED-në.

“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimit të Drejtësisë në Shqipëri, Z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA-së.

 Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe u ofrova një mbështetje të fortë nga BE-ja, duke përfshirë edhe ndihmën tonë teknike.

Është e rëndësishme që pasi Gjykata e Lartë të ketë hapur vendet e lira të punës për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë e gatshme të vazhdojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”,- shkruan Soreca.

takimi_2.jpg

takimi_3.jpg

takimi_4.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img