Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Killeri serial shqiptar dënohet për vrasjen e tij të PESTË, kush është ‘Tony Montana’ që masakroi shokun e tij (Foto)

spot_img

Lajme të ngjashëm

f7942f7b5c658adf42869dee1197d52a

Dënohet me 20 vite burg për vrasjen e pestë, Mane Driza, 41-vjeçari vrasës serial shqiptar, i njohur me pseudonimin “Tony Montana”.

Një prej vrasjeve më famëkeqe të Dirzës është ajo e shokut të tij, Stefan Bledar Mone, të cilin e masakroi me sende të forta në 23 qershor të 1999-ës.

Jurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda Old Bailey në Britaninë e Madhe i është dashur mbi dy orë për të dhënë vendimin me 20 vite burg për vrasjen e pestë të killerit të pamëshirshëm shqiptar.

Dy prej vrasjeve Driza i ka kryer në vitin 2002 në Itali, raporton Newsbomb.al. Ai u dënua nga një gjykatë në Siçili për vrasjen e shqiptarëve Artanit Maskaj, Albert Blushaj si dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Lefter Maskajt.

Prokurorët britanikë e kanë përshkruar vrasësin serial Mane Driza si një individ ekstremisht i dhunshëm që çdo mosmarrëveshje e apo vështirësi në jetë e “zgjidhte” duke kryer vrasje. Ai i ka pranuar të gjitha vrasjet që ka kryer dhe nuk ka treguar pendesë.

Vrasja më famëkeqe është ajo e mikut të tij Stefan Mone. Të dy kishin shkuar së bashku në Britaninë e Madhe. Driza e vrau Monen në banesën e tij në Wembley, në veri të Londrës, duke e goditur mbi 120 herë me thikë, dorezë dhe kazëm.

E dashura shtatzënë e viktimës, Zoe Blay mundi ta njohë Monen vetëm nga rripi i veçantë i pantallonave, pasi Driza e kishte shpërfytyruar, raporton Newsbomb.al.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë ditën që gjeta trupin e Stefanit. Jam e traumatizuar edhe sot e kësaj dite, përjetoj makthe. Isha 6 muajshe shtatzënë dhe doja që Stefani të ishte pranë meje kur të sillja në jetë fëmijën”, kishte dëshmuar Blay në një intervistë në polici.

Ditën e krimit, Driza kishte vënë re se në banesën e tij mungonte një unazë floriri. Po atë ditë, shoku i tij, Stefani, i kishte dhuruar të dashurës britanike një unazë floriri, pasi kishin dalë nga vizita te një gjinekolog. Driza, duke menduar se ishte shoku i tij që ia kishte vjedhur unazën, kreu vrasjen makabre.

Driza rezulton i dënuar në mungesë në Shqipëri në vitin 2001, për vrasje me paramendim në bashkëpunim me të atin e tij. /Newsbomb.al

sefgfghhdfdf.jpg

41-vjeçari Mane Driza

sdgsdfghhh.jpg

Mane Driza me Stefan Bledar Monen

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img