Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Kikia: Nëse opozita këmbëngul o Rama o asgjë, aksioni dhe mbështetja ndaj saj do zbehet

spot_img

Lajme të ngjashëm

59f54b2c7a6491a9de24272eefa52077

Analisti Mentor Kikia shprehet se nëse opozita këmbëngul në kërkesën e saj, deri tani të pandryshueshme, ose të largohet Rama ose ndryshe s’ka marrëveshje, aksioni i saj do të zbehet.

I ftuar në RTV Ora, Kikia shtoi se opozita është në kushtet e një mungese orientimi se çfarë rruge të ndjekë dhe ka mungesë akordimi të brendshëm se si do të ndërtojë aksionin e ardhshëm.

“Opozita është në kushtet e një mungese orientimi se çfarë rruge të ndjekë. Thjesht të dalësh të protestosh u provua që nuk funksionon. Skenari i dhunës me naftë, benzinë dhe zjarr ra. Në këto kushte opozita edhe pse ka një mos akordim të brendshëm për mënyrën se si do të ndërtojë aksionin e ardhshëm është në paqartësi të rrugës.

Pra duhet të vazhdojë të qëndrojë në rrugë apo të ulet në tryezë jo domosdoshmërisht me Ramën, por duhet të vendosë një axhendë çfarë do duhet të diskutojë për të shkuar tek zgjidhjet ligjore. Ka një përpjekje për të vazhduar ta mbajtur të qëndrueshëm, të pandryshueshëm qëndrimin e saj që nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të ikë Rama. Nëse do vazhdojë të këmbëngulet në kërkesën e pandryshueshme o Rama, o asgjë tjetër, aksioni i opozitës do vazhdojë të zbehet dhe të vazhdojë të shndërrohet në të ardhmen në i pakuptimtë”, u shpreh Mentor Kikia.

Më shumë

spot_img