Me debate të shumta është zhvilluar “prime” mbrëmjen e djeshëm në Big Brother VIP.
Një nominim të fortë pati në çifte, ku votohej një çift: Qetësori dhe Kristi, Olta dhe Kiara. Publiku do votonte se kë nga çiftet do të nxirrte “kokë më kokë” në nominim.
Publiku vendosi që në nominim të dalë Olta dhe Kiara, nga të cilat njëra do largohet të shtunën. Mirëpo si duhet këngëtari këtë nuk e ka pritur mirë. Luizi tha se nëse largohet Kiara edhe ai do të dalë nga shtëpia e madhe duke hequr dorë nga çmimi i madh.
“E kam dashur këtë lloj nominimi, mu plotësua ëndrra. Ose largohet Olta Gixhari nga kjo shtëpi në këtë mënyrë, ose nuk largohet ndryshe, duke marrë parasysh se është kokë më kokë me Luizin dhe Kiarën, jo vetëm me Kiarën. Nëse ndodh e kundërta, sepse nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por nuk e them as presion edhe as për mosrespekt ndaj këtij formati. Nëse del Kiara të shtunën, do bëj gati valixhet së bashku me të, dhe do dal me të, pak rëndësi ka nëse ka biletë kthimi, unë nuk kthehem më nëse del Kiara. Është e kot të qëndroj kur nuk arrijnë mbështetësit e neve të dyve për të nxjerrë Oltën”, tha Luiz.