Hapësire reklamuese

Showbiz

Khloe mbush 1 vjeçe, Zaimina Vasjari dedikim emocionues (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur Zaimina Vasjari. Vajza e këngëtares Khloe ka sot përvjetorin e parë të lindjes.

Këtë moment special për të, Zaimina e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale me momente nga të gjitha ditët e vitit të parë që jetuan së bashku me vogëlushen.

Zaimina i ka ndarë me publikun nëpërmjet një videoje me foto dhe dedikime. Në sfond dëgjohet kënga e “You Are The Reason” e kënduar nga Calum Scott.

“Uroj që fytyra jote e bukur të jetë e mbushur plot me gëzim dhe zemra e mbushur vetëm me dashuri të përjetshme. Mezi po pres të të surprizoj çdo 29 janar. Ditëlindja e parë e vogëlushes së ëndrrave të mia, Khloe”,- shkruan Zaimina krahas videos.

Ndërkohë në postimet e tjera ajo ka treguar se është duke organizuar një festë për vajzën e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu