Hapësire reklamuese

Rajoni

KFOR largohet nga ndërtesa e komunës së Zveçanit: Gjendja është stabilizuar

Shkruar nga Newsbomb
KFOR largohet nga ndërtesa e komunës së Zveçanit: Gjendja

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të dielën se i ka tërhequr njësitë e veta nga ndërtesa e komunës së Zveçanit, duke vlerësuar se gjendja e sigurisë në qytetin verior të Kosovës është stabilizuar.

Në një komunikatë për media, KFOR-i, megjithatë, tha se këto njësi nga Batalioni i Forcave Operacionale Rezervë do të mbesin në këtë pjesë të vendit “për të kryer patrullime të rregullta, në mënyrë që të garantojnë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit” që jetojnë në komunën e Zveçanit.

Në fillim të vitit të kaluar, NATO-ja kishte njoftuar për shtimin e 700 trupave të këtij batalioni në veri, pas rritjes së dhunës dhe tensioneve në këtë pjesë të vendit, shkruan REL. Tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten më 26 maj 2023, kur serbët në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë - të zgjedhur në zgjedhjet e prillit të atij viti.

Këto votime ishin bojkotuar nga serbët lokalë dhe partitë serbe.

Dhuna kulmoi në Zveçan më 29 maj 2023, kur protestuesit serbë u përleshën me forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Dhjetëra ushtarë dhe protestues u plagosën gjatë përleshjeve.

KFOR-i ka aktualisht mbi 4.400 ushtarë në Kosovë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese