Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“KFOR-i të marrë kontrollin në veri”, ish-Ministrja e Jashtme e Kosovës reagon pas deklaratës së Edi Ramës: Kjo është çmenduri

Shkruar nga Newsbomb
“KFOR-i të marrë kontrollin në veri”, ish-Ministrja e
Meliza Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, i cili u shpreh se KFOR duhet të marrë kontrollin e veriut në Kosovë. Ajo e cilësoi si “çmenduri” atë që i pari i qeverisë tha sot në konferencën e zakonshme para gazetarëve. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ish Ministrja e Jashtme theksoi se mbrojtja paralele, i paraprin ndarjes së Kosovës. Sipas saj skenari mbetet i njëjtë si para disa vitesh, por duke përdorur mjete të ndryshme. “Kjo është çmenduri!'Protektorati' eventual i veriut është parathënie për ndarjen e Kosovës… pra skenari i para pak vitesh. Mjeti tjetër, qëllimi i njejtë!”, shkruante ish Ministrja e Jashtme së Kosovës, Meliza Haradinaj. Ky është reagimi i parë që vjen nga Kosova pas konferencës së sotme me gazetarët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese