Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
58 %
2.1kmh
0 %
Die
13 °
Hën
19 °
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

“Këtu te kulla e sahatit do të kthehem si Kryeministri i ardhshëm”, Basha në Peqin: Pas 25 Prillit do të fillojë ndryshimi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokartike, Lulzim Basha paraditen e sotme ka zhvilluar një takim me simpatizantët e PD në Peqin, të cilëve u ka premtuar ndryshim pas 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij Basha u tha atyre se pas zgjedhjeve ai do të kthehet aty si kryeministri i këtij vendi vendi dhe çdo grupmoshë me ardhjen e tij në qeveri do fillojë të ndjejë ndryshimin.

 “4 vitet e ardhshme do të jenë vitet e një ndryshimi rrënjësor për Peqinin. Heshtja që ka pllakosur, zbrazëtia e dyqaneve, shpunësimi, dëshpërimi I fermerëve do të marrin fund, Këtu do të kthehem te kulla e sahatit si kryeministri juaj i ardhshëm për t’ju parë në sy dhe për të shijuar së bashku punësimin, mirqënien dhe ndryshimin që do të përfshijë çdo familje të Peqinit, Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. 

Nga të rinjtë dhe të rejat deri te pensionistët të cilët kanë sakrifikuar një jetë të tërë, nga fermerët tek sipërmarrja  te investimet, shkollat  dhe në çdo fushë të jetës. Familjet në ndihmë ekonomike do ta ndjejnë ndryshimin.

Por, që ndryshimi të ndodhë duhet të zbatohet plani jonë ekonomik I cili mundëson që ata miliarda euro që ja u marrin nga xhepi juaj çdo ditë me gjoba, me taksa, me çmimin e energjisë më të lartë, me çmimin e naftës më të lartë në Europë ato para ja u japing oligarkëve. Ndryshimi do të vijë pasi qeveria ime dhe unë ato para do t’ja u kthej zotëve të vërtetë të cilët jeni ju me investime me rritje pagash dhe pensione”- tha Basha.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img