Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

“Këtu flitet për Luftë të Tretë Botërore, këta thonë po na iku s’e kapim më”, Rama: Unë nuk tallem me njerëzit, bëj sarkazëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sërish mbrëmjen e sotme se taksa për karburantet nuk do të hiqet, pavarësisht protestave të qytetarëve.

Ai u shpreh se rritja e çmimeve erdhi si pasojë e luftës në Ukrainë dhe se këtu po flitet për një luftë të 3-të botërore, ndërsa sipas tij protestuesit thonë “po na shpëtoi sot nuk e kapim më”.

Rama iu është përgjigjur një qytetari se nuk tallet me popullin, por pranon se ndonjëherë bën sarkazëm.

Rama: Unë fare mirë mund t’i injoroja, por për çfarë e bëj? Arrogantët që përbuzin njerëzit, kanë si karakter shpërfilljen e tyre. Unë e bëj këtë se jam në këtë detyrë me pasionin e madh për ta bërë këtë punë sa më mirë dhe me ndjenjën e lartë të detyrimit, e atyre që më kanë vënë këtu. Nuk ka pasuri më të madhe se kjo për mua.

Duke folur me “majli maljin” kam folur edhe me të tjerët. Jo Malji kriza ka filluar më parë, si një reagim i tregjeve pas ringritjes nga pandemia. Qeveritë janë krijuar për të administruar të ardhurat që shoqëria krijin për vendin , jo për vete. Tallet me popullin thotë ky tjetri: E para nuk tallem me njerëzit, se kam shumë respekt për ata që më kanë sjelle këtu. Të gjitha këto për mua janë të shtrenjta, ndonjëherë bëj sarkazëm me personazhe.

Me popullin tallen ata që pafytyrësinë e kanë ekstreme. Unë e quaj pozitive që kryeministri të tërhiqet, e konsideroj burrni që edhe të kërkosh ndjesë kur është për t’u kërkuar. Merrini protestat dhe shihini si janë zhvilluar, nuk po flas për që të që të fuste plumbin ballit dhe pastaj të akuzonte për vrasje.

Këtu flitet për luftë të tetë botërore, këta thonë po na shpëtoi sot nuk e kapim më. Kështu që vazhdonin rrini në protestë sa të dini, 20 fish, 100 fish, nuk leviz asnjë taksë në karburant, jo sepse nuk dua unë, por nuk bëhet dot. Kemi vendin me taksa më të ulëta dhe ky është taks mbi individin dhe biznesin e vogël.

Më shumë




spot_img








spot_img