Këto janë të gjitha shtetet që po dëbojnë diplomatë rusë

Publikuar tek: bota, më 22:33 26-03-2018 Këto janë të gjitha shtetet që po dëbojnë diplomatë rusë

Dhjetra shtete europiane kanë ndjekur shembullin e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara duke dëbuar një ose më tepër diplomatë rusë.

Kjo goditje diplomatike për Kremlinin vjen pas helmimit të ish agjentit sekret rus Sergei Skripal, disa ditë më parë në Londër. Perëndimi drejtoi gishtin nga Rusia ndërsa Kremlini reagoi duke thënë se po akuzohet në mungesë të provave konkrete, shkruan Newsbomb.al.

Ja shtetet që deri më tani kanë vendosur të dëbojnë diplomatë rusë

Shtete të Bashkimit Europian

Kroacia: Ministri Andrej Plenkovic deklaroi se do të dëbojë një diplomat rus.

Republika Çeke: Do të dëbojë tre diplomatë, deklaroi kryeministri Andrej Babis në një konferencë për shtyp, raporton Newsbomb.al.

Danimarka: Kryeministri danez tha se do dëbojë dy diplomatë rusë: “Qëndrojmë krah për krah me Britaninë. Nuk do lejojmë që Rusia të kërcënojë vlerat e Perëndimit”.

Estonia: Ministri i Jashtëm tha se do dëbojë një diplomat dhe atasheun ushtarak rus.

Finlanda: Do të dëbojë një diplomat, tha Ministria e Jashtme.

Franca: Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se vendi i tij do të dëbojë 4 diplomatë rusë brenda një jave.

Gjermania: Në koordinim të ngushtë me Bashkimin Europian dhe aleatët e NATO, Gjermania do të dëbojë katër diplomatë rusë. Atyre iu është dhënë një javë kohë për t’u larguar.

Hungaria: Ministri i Jashtëm hungarez tha se do të dëbojë një diplomat rus. Ai shtoi se diplomati ka “kryer aktivitete spiunazhi”.

Italia: Dy diplomatë rusë do të dëbojë Italia, pas koordinimit me BE dhe NATO, si dhe në solidaritet me Britaninë e Madhe.

Lituania: Ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius tha në Twitter se do të dëbojë tre diplomatë rusë “në solidaritet me Britaninë e Madhe pas sulmit në Sailsbury, raporton newsbomb.al. Lituania do të vendosë edhe sanksione për 21 persona si dhe do t’i ndalojë hyrjen në vend 23 të tjerëve.

Hollanda: Kryeministri Mark Rutte tha se do dëbojë dy diplomatë rusë, dhe se sulmi kimik është i papranueshëm.

Polonia: Ministri i Jashtëm polak njoftoi dëbimin e katër diplomatëve rusë, duke theksuar se si një rrezik i ngjashëm mund të kërcënojë çdo shtet tjetër në çdo vend dhe çdo kohë.

Rumania: Një diplomat rus do dëbohet nga Rumania.

Spanja: Ministria e Jashtme spanjolle njoftoi dëbimin e dy diplomatëve. “Sulmi me agjent kimik në Sailsbury është një zhvillim tepër serioz”.

Suedia: Ministria e Jashtme njoftoi se do të dëbojë një diplomat rus.

Shtete jashtë BE-së

Shqipëria: Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha se do të dëbohen dy diplomatë, sekretari i parë i Ambasadës Ruse në Tiranë dhe atasheu ushtarak rus. Ata janë shpallur të padëshirueshëm, “veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.”

Kanadaja: Katër diplomatë rusë do të dëbohen nga Kanadaja. Ata besohet të jenë agjentë sekretë ose “individë që kanë përdorur statusin e tyre diplomatik për të minuar sigurinë e Kanadasë ose për të ndërhyrë në demokracinë tonë".

Norvegjia: Si një përgjigje për sulmin me agjent kimik, Norvegjia do të dëbojë një diplomat rus.

Ukraina: Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se vendi i tij që ka përjetuar vite të tëra të agresionit rus do të dëbojë 13 diplomatë rusë.

Shtetet e Bashkuara: 60 diplomatë rusë të identifikuar si agjentë të shërbimeve sekrete do të dëbohen nga SHBA, si dhe do të mbyllet konsullata ruse në Siatëll. Ky është aksioni më i fortë i Trump kundër Rusisë deri tani. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëbimi i diplomatëve, reagon Ministria e Jashtme ruse: Fushatë antiruse e nisur nga Londra
»
Article Logic
Execution time: 0.012898921966553
array(1) { ["section"]=> string(63) "keto-jane-te-gjitha-shtetet-qe-po-debojne-diplomate-ruse-114637" }