Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Këto janë skuadrat e kualifikuara direkt në Euro2016, Hollanda jashtë Europës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

00d5cc5556f1de09f69b5d1d0f98eb82

Me ndeshjet e luajtura sot, kemi mësuar se cilat janë skuadrat e kualifikuar direkt për në Euro 2016 dhe cilat do të luajnë në fazën e play-off.

Por kampionati europian që do të zhvillohet në Francë vitin tjetër, ka shfaqur surprizat e para. Hollanda është jashtë Europës. Tulipanëve u mjaftonin tre pikë mbrëmjen e sotme kundër Çekisë dhe të shpresonin se Turqia nuk do fitonte kundër Islandës, për të siguruar fazën e play-off, por kjo nuk ndodhi.

Hollanda u mposht nga çekët me rezultatin 2-3, ndërkohë që miqtë luajtën një pjesë të konsiderueshme loje me 10 lojtarë në fushë, ndërsa Turqia tirumfoi në shtëpinë e saj me rezultatin 1-0.

Skuadra e kualifikuara direkt në Euro2016:

Çekia, Islanda, Turqia* – Grupi A

Belgjika, Uellsi – Grupi B

Spanja, Sllovakia – Grupi C

Gjermania, Polonia – Grupi D

Anglia, Zvicra – Grupi E

Irlanda e Veriut, Romania – Grupi F

Austria, Rusia – Grupi G

Italia, Kroacia – Grupi H

Portugalia, Shqipëria – Grupi I

Turqia kualifikohet si e treta më e mirë ndërsa Hungaria, Ukraina, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Irlanda, Bosnje e Hercegovina dhe Sllovenia luajnë në “play-off”.

Ndeshjet e luajtura sot:

eurondeshjet

Lexo edhe: “Andi Lila show”, kjo intervistë do ju shkrijë së qeshuri (Video)

Më shumë

spot_img
spot_img