Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Këto janë punë grash”, shkuesja rrëfen bisedën me Pëllumb Metën: Ma preu shkurt

Shkruar nga Newsbomb

Ende vijon të jetë mister motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, ndërsa bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët vijojnë t’i qëndrojnë motivit të dhunës në familje dhe vendimit për të fejuar pa dëshirë vajzën 19-vjeçare, Hygerta Meta.

Ndërkohë, së fundmi një tjetër dëshmi ka dalë në dritë e cila hedh poshtë pretendimet e fëmijëve të Pëllumb Metës, se ky i fundit donte të fejonte vajzën pa dëshirë.

Vajza e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, ka treguar se babai i 19-vjeçares ishte një njeri i dashur dhe se nuk dëshironte që të fejonte vajzën e tij, pasi donte që ajo të vazhdonte universitetin. Madje, Xheni ka rrëfyer se kur i ka treguar Pëllumbit ai iishte kthyer duke i thënë: Këto janë punë grash, shko e fol e njëherë me gruan.

 “Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja.

 Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali. Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë. Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, shprehet Enxheni, sipas dosjes së zbardhur nga Top Channel.

Pëllumb Meta është vrarë më datë 10 shkurt dhe tre ditë më pas, më 13 shkurt djali që e vrau, Hysen Meta ka shkuar në Policinë e Durrësit dhe ka bërë kallëzim se 50 vjeçari ishte zhdukur pa gjurmë.

Pellumb Meta - foto nga vendngjarja dhe vajza 19-vjeçare Pellumb Meta - foto nga vendngjarja dhe vajza 19-vjeçare

Menjëherë, strukturat e hetimit janë vënë në lëvizje dhe kanë pyetur të gjithë personat që e njihnin dhe punonin me Pëllumb Metën. Ky i fundit shërbente si roje nate në tregun e makinave në Shënavlash, ndërsa gjatë ditës angazhohej dhe me larjen e mjeteve për të fituar më shumë para për të mbajtur familjen.

Të gjithë ata që e njihnin janë shprehur se se Pëllumb Meta ishte njeri i qetë dhe nuk kishte konflikte. Më pas, janë parë kamerat e sigurisë, në të cilat fëmijët janë shfaqur duke lëvizur mjetin e babait dhe e kanë çuar në Sektor Rinia, për ta bërë dhe më të besueshme pistën e zhdukjes.

13 ditë nga vrasja dhe groposja e trupit të Pëllumb Metës, Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke i fokusuar hetimet vetëm në rrethin e ngushtë familjar, derisa nga presioni fëmijët vrasës janë thyer dhe kanë pranuar se babain e kishin vrarë ata. Madje, e kishin groposur dhe në kasollen e bagëtive.

Policia e Durrësit ka arrestuar në kushtet e flagrancës tre fëmijët e familjes Meta, djalin e madh Hysen Meta të akuzuar për vrasje, vajzën 19 vjeçare Hygerta Meta e akuzuar për bashkëpunëtore, djalin 21 vjeçar Amarildo Meta për përkrahje të autorëve të krimit dhe ka proceduar nënën, Blerina Meta.

Kasollja ku femijet groposen babain ne Durres Kasollja ku femijet groposen babain ne Durres

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese