Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

“Këto janë parcelat e Artur Bushit”, demokratët zbardhin pamjet për kryebashkiakun socialist

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

‘’Këto janë parcelat e Artur Bushit”-këto janë akuzat që Partia Demokratike ka bërë për kryebashkiakun socialist të Krujës.

Partia Demokratike pati paraqitur (video dhe foto), mbjelljen e parcelave me drogë, vetëm dy kilometra larg Aeroportit të Rinasit.

Sipas PD këto parcela janë të Bushit, ndërsa Edi Rama dhe Sajmir Tahiri po heshtin.  “6 hektarë me drogë, 2 kilometra larg Rinasit, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë me leje. Janë të paprekshme. Janë të Bushit”, – tha në deklaratën për media Enkelejd Alibeaj.

Deklarata e Plotë e PD-së

Pas denoncimit dy ditë më parë nga kjo foltore, me prova, me foto e me video, për 50 mijë rrënjë drogë 2 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, Edi Rama heshti.

Dhe Tahiri i tij, që së fundmi organizon ture festive nëpër ca parcela me kanabis, nuk u shfaq.

Pse?

Sepse këto 6 hektarë me drogë, 2 kilometra larg Rinasit, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë me leje. Janë të paprekshme. Janë të Bushit.

Të gjithë kanë dijeni, nga operativi i zonës, tek polici që ka shtëpinë ngjitur, shefi i komisariatit, drejtori i policisë, tahiri, Rama; por e fshehin, e ruajnë, dhe po bëhen gati ta vjelin e ta hedhin në treg.

Pas denoncimit tonë dy ditë më parë, policia ka bërë sikur ka ndërhyre në një pjesë të parcelës. Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron aty dhe po nxitohet të mblidhet, edhe në këtë moment që flasim.

Ky është sundimi i bandës së drogës në vend.

Biznesi kriminal që bëhet në zemër të vendit, me lejen e Edi Ramës i cili është në krye të skemës së 30 përqind të përfitimit.

Ka ardhur koha që shqiptarët të bashkohen, të ngrihen e të pastrojnë vendin nga droga, nga trafikantët, e nga kumbarët në qeveri.

Shqipëria meriton zhvillim e punë të ndershme, jo krime e drogë.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/6RxgKuoAe9U” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img