Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Këto janë kushtet që duhet të plotësoni për të udhëtuar drejt Gjermanisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale aeroporti “Nënë Tereza” informon për kushtet për të gjithë pasagjerët të cilët duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Duke filluar nga dita e sotme, 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Ata duhet të kenë me vete një test Covid i cili duhet të rezultojë negative, një dëshmi që personi e ka kaluar ose një vërtetim përmes të cilit të vërtetojë se është vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e njohura të aprovuara nga EMA.

Njoftimi i plotë:

Gjermania heq kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani

📌Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:

1) një test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

📌Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

📌Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

📌Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://ëëë.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit  (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

📌Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Më shumë

spot_img
spot_img